Skip to content
Aktualitet

Apeli i Ambasadës së SHBA-së për aplikantët: Edhe një ditë afat për tu bërë agjent FBI-je…të BKH-së

· 1 min lexim

Ambasada e SHBA në Tiranë, ka bërë me dije se aplikimet për hetuesit specialë të Byrosë Kombëtare të Hetimeve(BKH) “FBI-së shqiptare”, kanë afat edhe ditën e nesërme.

Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook,  Ambasada ka bërë thirrje kushdo që kërkon të jetë pjesë e BKH-së dhe që përmbushë kriteret e kërkuara, ka afat edhe një ditë për të aplikuar.

Njoftimi i Ambasadës Amerikane:

Aplikimet për hetuesit specialë të BKH-së janë të hapura edhe për një ditë.

ÇDOKUSH që përmbush kriteret e kërkuara mund të aplikojë për këtë mundësi shumë të mirë për t`u bërë pjesë e një ekipi që do të punojë nën drejtimin e Prokurorëve të SPAK për të hetuar shkeljet penale në fushën e korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe për të garantuar një strukturë të pavarur nga çdo ndikim i paligjshëm, i brendshëm apo i jashtëm.

Nxitoni, kjo është mundësia juaj! Aplikimet duhen dorëzuar deri nesër, 29 shtator.