Armenia dhe Azerbajxhani prej më shumë se 30 vitesh, janë në konflikt të ashpër për rajonin e Nagorni Karabakut.
Luftimet janë ashpërsuar tashmë, më të ashprat prej nga viti 2016.
Turma njerëzish janë mbledhur në qendër të kryeqytetit gati për të shkuar në frontin e luftës.
Shtetet kanë shpallur gjendjen e luftës.
Sipas rebelëve në Republikën e vetëshpallur të Nagorni Karabakut sulmet kanë filluar nga Azerbajxhani.
Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashijan ka bërë të ditur në tëitter, se „pala armene” ka shkatërruar dy helikopterë azerbajxhanas.
Ushtria e Azerbajxhanit ka bombarduar të dielën në mëngjes, rajonin me shumicë armene, shprehet pala rebele.
Luftimet kanë shkaktuar edhe shumë reagime ndërkombëtare.
Rusia ka bërë thirrje për armëpushim, ndërkohë BE i kërkon palëve të rikthehen në bisedime.
Turqia i ka bërë thirrje Armenisë të heqë dorë nga „qëndrimi armiqësor”. Ankaraja është aleat i rëndësishëm i Azerbajxhanit.