Atentatet në vendin tonë nuk kanë të ndalur. I radhës ishte pasditen e sotme në zonën e Astirit rreth orës 17:45 ku një i ri, ende i paidentikuar ka tentuar që të vrasë poshtë pallatit 45-vjeçarin Spartak Beqaraj.

Në momentin që Beqaraj është afruar pranë hyrjes së pallatit të tij, autori vetëm 20 vjeç ka zbritur nga biçikleta, ka fshehur disi pistoletën me një bluzë me krahë të gjata që e mbante në brez, dhe kur është afruar ka qëlluar. Edhe pse plumbi e kapi, 45-vjeçari është kthyer nga ana tjetër dhe ka tentuar që t’i largohet agresorit të tij, me iniciale A.M., i cili qetësisht e ka ndjekur nga pas për ta çuar deri në fund “punën”. Megjithatë për shkak të mbipopullimit të zonës, ai është pikasur nga shumë persona dhe ka zgjedhur që të largohet me vrap për t’i shpëtuar Policisë.

Ndërkohë i plagosuri u dërgua me urgjencë në spital, ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe në gjendje të identifikojë autorin e tij. Fatmirësisht nga atentati nuk kanë mbetur persona të tjerë të plagosur, pasi në atë orar sheshpushimi i pallatit, sipas dëshmitravë okulare, ka qënë plot me fëmijë.
Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit i cili tanimë është identifikuar dhe është në kërkim. Ende nuk ka informacione se cili ka qenë shkaku që i riu ka qëlluar mbi 45-vjeçarin i cili rezulton pa precedentë penal.
Burimi/Dosja.al
Përshtati//GazetaReforma.com/