Me diell dhe vranësira të pakta, parashikimi i motit për ditën e diel 20 shtator 2020
Edhe sot moti do të mbetet me diell dhe vranësira të pakta në disa zona të vendit.
Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale deri në 8-10 m/sek në bregdet.
Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë konstante.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 15/29°C
Zonat e ulëta 17/32°C
Zonat bregdetare 20/31°C
/GazetaReforma.com/