Skip to content
Aktualitet

‘Gjykata Kushtetuese, urgjentisht brenda 2020-ës!’/ Ambasadorja Kim mesazh të fortë Metës dhe Ruçit…  

· 2 min lexim

Anomalitë në sistemin e drejtësisë dhe sidomos mospasja e vendit si funksionale Gjykatën Kushtetuese, mbase nuk i shqetëson shumë shqiptarët, por ndërkombëtarët duket se janë të ndjeshëm.

Pikërisht vënia në funksion e Gjykatës Kushtetuese dhe zvarritja që po i bën nisjes nga funksioni i saj politika në vend, ka detyruar sot diplomaten Amerikane në Tiranë që të lëshojë një mesazh të fortë me tone ultimatumi.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim, i ka dhënë sërish një mesazh të fortë politikës shqiptare në lidhje me Gjykatën Kushtetuese, duke pasur në “shënjestër” pikërisht dy prej figurave më të larta të shtetit.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasadorja Kim, shkruan se, kryeparlamentari Gramoz Ruçi dhe Presidenti Ilir Meta, duhet të punojnë urgjentisht me organet përkatëse, për ngritjen e kësaj gjykate.

“Falenderoj Metën e Ruçin për iniciativën për Gjykatën Kushtetuese. Ruçi e Meta duhet të punojnë urgjentisht me organet përkatëse për ta bërë këtë gjykatë funksionale para fundit të vitit 2020. Jam dakord me ‘Venecian’ që Ruçi e Meta të punojnë bashkë”,- shkruan ambasadorja në postimin e saj.

/GazetaReforma.com/