Skip to content
Të Gjitha

Kaos në MB/ Po diskutohet për largimin e Lleshajt por… jep dorëheqjen Sekretari i Përgjithshëm (ja kush e zëvendëson)

· 2 min lexim

Pas lajmit se zv.drejtori për hetimin e Krimit në Drejtorinë e Policisë Vendore të Policisë së Tiranës Arsen Sinomati dha dorëheqjen një tjetër zyrtar i lartë në Ministrinë e Brendshme ka marrë të njëjtin vendim.

Mësohet se mëngjesin e kësaj të premte ka dhënë dorëheqjen, Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme, Plarenc Ndreca. Ende dihen arsyet e largimit nga detyra, por menjëherë në këtë post është vendosur Elena Peci.

Plarenc Ndreca ishte një nga personat kyç në Ministrinë e Brendshme, për shumë blerje dhe dhënie tenderash në këtë ministri dhe një emër i njohur ky i “Rilindjes”, pasi ka pasur detyra të rëndësishme në mjaft dikastere të tjerë si dhe është mjaft aktiv në media në funksion të propagandës.

Ndërkohë ditën e djeshme drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu zhvilloi një takim me drejtuesit e Policisë së Tiranës dhe të Elbasanit ku paralajmëroi për largime nga detyra.

Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur shumë ngjarje kriminale(përmendim këtu  vrasjen e  Bujar Celës, vëllait të të shumëkërkuarit, Talo Çela; atentati ndaj Preng Gjinit dhe vrasja e Klevis Kapllanit në Rrogozhinë.)

/GazetaReforma.com/