Gjyqtarja Mimoza Margjeka, e cila ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, i ka kërkuar SPAK-ut leje për të vizituar fëmijët e saj.
Gjyqtarja ka kërkuar leje për të shoqëruar vajzën e saj 3 vjeçare tek mjeku, sepse pretendon se nuk ka njerëz të tjerë familjarë apo të afërm për ta ndihmuar.Vajza e saj ka qënë në gjendje hemorragjie dhe duhet të kryejë vizitat te mjeku.
‘Gjatë kohës që ndodhem në masë arrest shtëpie vajza ime ka manifestuar një gjendje hemorragjie, gjak nga hundët, ngjarje e ndodhue në datën 15.09.2020. Kam njoftuar mjekun e lagjes, i cili nëpërmjet rekomandimit me shkrim ka udhëzuar për vizitë klinike pranë specialistit përkatës. Në kushtet që ndodhen në arrest shtëpie e kam të pamundur të asistoj vizitat dhe mjekimin e vajzës për shkak se edhe bashkëshorti siç edhe jeni në dijeni ndodhet në paraburgim me vendim gjykatë dhe nuk kam njerëz të tjerë familjare apo të afërm të më ndihmojë. Ju lutem më mundësoni nëpërmjet ndonjë akti shkresor të lëshuar nga ju, miratimin e shoqërimit të vajzës në kryerjen e vizitave mjekësore”,– ka treguar Margjeka.
Por edhe pse leje për të takuar fëmijët SPAK ende nuk e ka miratuar lejen e gjyqtares Margjeka, pasi edhe bashkëshortin e ka të arrestuar ndërsa ajo është në ‘arrest shtepie’.
Gjyqtarja e Durrësit, por e komanduar prej disa muajsh në Gjykatën e Apelit të Korçës, Mimoza Margjeka, u arrestua së bashku me tre persona të tjerë për korrupsion nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Margjeka, me detyrë gjyqtare, nëpërmjet bashkëshortit të saj, dekanit Cara, ka marrë një shumë prej 6.000 (gjashtë mijë) eurosh, si përfitim të paligjshëm.
Gjyqtarja M. M., duke abuzuar me detyrën, kundrejt përfitimit të 6 mijë eurove, ka bërë ndryshimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Apelit Korçë për të arrestuarin O. B., i arrestuar për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, nga “Arrest në burg” në garanci pasurore 500.000 lekë.
Gjykata vendosi masën “Arrest në shtëpi” për Mimoza Margjeka banuese në Tiranë, gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës dhe e komanduar në Gjykatën e Apelit Korçë, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit apo funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.