Skip to content
Aktualitet

“Peshku i parë në rrjetën e drejtësisë”, ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj dënohet me 4 vite burg

· 1 min lexim

Ish-kryebashkiaku demokrat i Lezhës, Fran Frrokaj, mësohet se është dënuar me 4 vite burg, me akuzën për “shpërdorim detyre”.

Gjithashtu mësohet se është dënuar me 1 vit burg edhe nënkryetari i Bashkisë së Lezhës, Enver Hafizi.

Prokuroria e Posaçme ka akuzuar ish-kryebashkiakun dhe 18 persona të tjerë të përfshirë në tjetërsim pronash në zonën e Ranës së Hedhun.

Të dënuar gjithashtu janë:

1- Ish-kryebashkiaku Fran Frrokaj, 4 vite

2- Ish-Kryetari i Qarkut Gjok Ndoka, 4 vite burg

3- Specialisti i Hipotekës Armando Jaka, 3 vite

4- Bledar Cara, 1 vit

5- Frrok Frroku, 2 vite

6- Lek Frroku, 2 vite

7- N/kryetari Bashkisë Enver Hafizi, 1 vit