Skip to content
Aktualitet

Rëndohet situata në Uzinën e Ballshit, naftëtarët çajnë kordonin dhe përleshen me policinë (VIDEO)

· 1 min lexim

Situata në rafinerinë e naftës në Ballshit është rënduar ku prej disa orësh naftëtarët janë konfliktuar dhe përleshur me policinë private dhe të rendit.

Pas disa përpjekjesh naftëtarët të cilët po protestojnë për kompensimin e 11 pagesave të prapambetura nga a ana e kompanisë, kanë arritur të çajnë kordonin dhe të përplasen me efektivët.

Për shkak të daljes së situatës nga kontrolli, policia ka përdorur spraj për të shpërndarë turmën e naftëtarëve, ku si pasojë 2 naftëtarëve u ka rënë të fikët.

Mësohet se personave që ka rënë të fikët janë nisur me urgjencë drejt spitalit ku po marrin ndihmë mjekësore.