Policia e Pogradecit ka arrestuar një 46-vjeçar nga fshati Vërdovë , pasi ka abuzuar seksualisht me një të mitur, për më shumë se një muaj.
Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Blerim Bizgjoni i cili ishte çoban dhe kishte nisur abuzimin me të miturën që në muajin gusht, në ditën e Kurban Bajramit.
Bizgjoni, i martuar dhe me arsim 8-vjeçar, ka nisur abuzimin seksual me të, duke e kërcënuar që të mos tregojë. E mitura vjen nga një familje e varfër ku i ati vuan nga probleme mendore e ndërsa e ëma pa punë. 46-vjeçari e ka marrë vajzën që në 30 korrik me pretendimin se do kujdesej dhe do e mbronte, por nuk ndodhi kështu.
Bizgjoni ka abuzuar në mënyrë të përsëritur me vajzën dhe ka qenë kjo e fundit që ka shkuar në polici, dhe ka treguar se me familjen e abuzuesit kishin lidhje krushqie. Policia e Shtetit ka arrestuar 46-vjeçarin i cili akuzohet për veprën penale “Marrëdhëni seksuale me të mitur”
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin e shtetasit B. B., 46 vjeç, banues në një fshat të Njësisë Administrative Buçimas.
Arrestimi i tij u bë pasi, dyshohet se ky shtetas gjatë muajit gusht, ka kryer marrëdhënie seksuale në mënyrë të përsëritur me një 13-vjeçare. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale ‘Marrëdhënie seksuale me të mitur’.