Një tjetër anije e vjetër ushtarake është fundosur ditën e sotme në Vlorë.
Mësohet se paraprakisht aija është pastruar nga vajrat dhe mbetjet e tjera me impakt mjedisor dhe më pas është zhytur në det.Anija ushtarake është zhytur për qëllime turizmi nënujor.
Kjo është anija e tretë e cila po fundoset në gjirin e Vlorës në një periudhë të shkurtër kohe. Pasi para pak kohëh një tjetër anije është fundosur nga autoritetet portuale dhe ushtarake të cilët kanë realizuar fundosjen në Gjirin e Vlorës me qëllim për ta kthyer në një atraksion turistik.
Ende nuk dihet nëse do të ketë të tjera fundosje anijesh në ditët në vijim.