Xhaxhai i Eglantina Bucit, Bashkim Buci, ka bërë apel që t’i jepen eshtrat e mbesës së tij që të arrijë t’i bëjë asaj varrimin.
Mësohet se xhaxhai i 23-vjeçares që u vra në vitin 2012 në Malin me Gropa, ka shkuar në Policinë e Tiranës dhe ka kërkuar që t’i jepen eshtrat e mbesës që t’i bëjë varrimin, por për shkak se hetimet vijojnë xhaxhai i vajzës ende nuk i ka marrë dot.
Pas kërkesës së Bashkim Bucit, tashmë pritet edhe urdhri i prokurorit për dhënien e lejes për marrjen e eshtrave të mbesës së tij.
Kujtojmë se vrasja e 23 vjeçares është zbardhur pas 8 vitesh, ndërsa eshtrat e saj u gjetën rastësisht nga një gjahtar.
Ka qenë dëshmitari i kësaj vrasje makabre ai që ka treguar gjithçka, se si babai dhe i vëllai i 23-vjeçares, Faik dhe Shkëlzen Buci i ngritën kurth vajzës, pasi nuk ishin dakord për bashkëjetesën e saj me një djalë por edhe për jetesën që ajo bënte.