Ditën e sotme Policia e Shtetit arrestoi për korrupsion inspektorin e tatimeve në Tiranë.
Menjëherë pas këtij lajmi Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka shkarkuar nga detyra inspektorin Erjon Trungu 37-vjeç.
Në një njoftim për mediat Drejtoria e Tatimeve mbështet operacionin e Policisë si dhe deklaron se janë të angazhuar në pastrimin e të gjitha figurave që kryejnë funksione publike.
Në fund Tatimet u bëjnë thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo rast shkelje dhe veprim korruptiv.
Njoftimi i Drejtorisë së Tatimeve:
DPT mbёshtet operacionin e kryer nga Policia e Tiranёs.
Drejtoria e Pёrgjithshme e Tatimeve nё mbёshtetje tё operacionit tё ndёrmarrё nga Policia e Tiranёs, “Tatimori”, pёrshёndet aksionin e fundit tё kryer nga ky autoritet, ku sё fundmi ёshtё konstatuar se njё inspektor në Drejtorinë e Hetimit Tatimor në DPT ёshtё dyshuar dhe arrestuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Pas njoftimit pёr ngjarjen e ndodhur, DPT ka marrё masat e nevojshme administrative pёr largimin e menjёhershёm tё inspektorit nga detyra.
Drejtoria e Pёrgjithshme e Tatimeve dёshiron tё ritheksojё angazhimin e saj nё garantimin e njё shёrbimi tё ndershёm dhe transparent, si dhe tё sigurojё ndёrtimin e njё administrate publike funksionale bashkёkohore nё funksion tё tё gjithё tatimpaguesve, vendit dhe shoqёrisё shqiptare.
DPT do tё vazhdojё tё jetё e angazhuar maksimalisht deri nё pastrimin e të gjithë figurave të cilat ushtrojnë funksione publike dhe abuzojnë me to në kurriz të biznesit dhe qytetarëve shqiptarё.
Ftojmё të gjithë tatimpaguesit dhe qytetarët të denoncojnë ҫdo veprim korruptiv të strukturave të Administratës Tatimore në të gjitha nivelet.
Ndërkohë kujtojmë se Erjon Trungu me detyrë inspektor në hetimin tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme merrte pagesa 5 mijë euro nga subjektet private për të mos i hetuar kur i gjente në shkelje.