Skip to content
Të Gjitha

Ky është bilanci i ditës së sotme:Shënohet vetëm një humbje jete nga Covid-19 në 24 orët e fundit

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e përditshëm të raportit të të prekurve dhe viktimave me Covid-19 bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 852 testime dhe 151 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19, ndërsa të shëruar rezultojnë 45 qytetarë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 39 raste në Tiranë, 27 raste në Durrës, 16 raste në Korçë,14 raste në Shkodër, 10 raste në Lushnje,8 raste në Gramsh, 6 raste në Elbasan,nga 5 raste në Krujë, Mirëditë,4 raste në Fier, 3 raste në Gjirokastër,2 raste në Devoll, Divjakë, Kolonjë, Vorë,1 rast në Kurbin, Kavajë, Berat, Mallakastër, Sarandë, Patos.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 192 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Një qytetare 61 vjeçare nga Korça nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve.

COVID-19 – Statistika (9 Shtator 2020)

Testime totale                   70410

Raste pozitive                    10704

Raste të shëruara            6284

Raste Aktive                       4098

Humbje jete 322 (Qarku Tiranë 154, Durrës 44, Shkodër 36, Elbasan 20, Fier 16, Korçë 13, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   2148

Durrës                  483

Shkodër               334

Lezhë                    232

Elbasan                 184

Korçë                    158

Fier                        146

Vlorë                     138

Kukës                    130

Berat                     77

Gjirokastër         37

Dibër                     31

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/933391160491976/?vh=e&extid=iKWNtJNmGDxTJtBr&d=n