Ministrja e Arsimit në detyrë që prej vitit 2018, Besa Shahini, ka deklaruar mbrëmjen e sotme nuk ka ambicie për të vijuar më tej karrierën e saj politike në Shqipëri.
Në një intervistë për EuroNews, Shahini tha se do të largohet nga Shqipëria, pas përfundimit të këtij mandati qeverisës.
Ajo tha se për këtë vendim ka njoftuar edhe kryeministrin Rama për vendimin e saj. Ministrja tha se ky vendim ka ardhur pasi familja e saj ndodhet në Kosovë larg Shqipërisë dhe do të bashkohet me ta.
“Unë tashmë kam njoftuar dhe kryeministrin Rama dhe kam marrë një vendim se nuk do të vazhdoj të qëndroj në Shqipëri përtej këtij mandati. Jeta ime është e paqëndrueshme në Shqipëri pasi familja ime jeton në Kosovë. Në këto momente kur ka probleme nga këto siç jemi ballafaquar është pak e vështirë. Por, i kam thënë se jam në dispozicion që të shërbej, por nuk do të përfshihem në fushatë elektorale”, tha ministrja Shahini.
Prej disa ditësh në media qarkullojnë lajme dhe zërat për largimin e saj nga ky post dhe emrat për zëvendësimin e saj, Shahini i konsideroi si të “shëndetshme” pasi tregon jetën dinamike brenda Partisë Socialiste dhe ambiciet në prag të vitit elektoral.
“Mendoj se këto janë diskutime janë normale kur jemi futur zyrtarisht në një vit parazgjedhor dhe këtu reflekton të gjithë vullnetin dhe ambicien brenda partisë. Dhe mendoj se kjo është shumë e shëndetshme”, shtoi ministrja.