Skip to content
Të Gjitha

Këshilli i Lartë Gjyqësor njofton hedhjen e shortit për zgjedhjen e 8 gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor

· 2 min lexim

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka njoftuar ditën e sotme se se nesër do të hidhet shorti për zgjedhjen e 8 anëtarëve të Këshillit Zgjedhor Gjyqësor.

Në ambientet e Këshilli i Lartë Gjyqësor nesër në orën 17:00 do të organizohet hedhja e shortit për përzgjedhjen e tetë gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor. Shorti do jetë i hapur dhe në prani të publikut, përfaqësuesve të KQZ, partive politike, organizatave jofitimprurëse me veprimtari në fushën e zgjedhjeve dhe drejtësisë.

Ndërkohë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19, Këshilli i Lartë Gjyqësor kërkon bashkëpunimin e publikut dhe organizatave të tjera për dërgimin e vetëm një përfaqësuesi gjatë hedhjes së shortit.​

NJOFTIMI ZYRTAR

Të nderuar përfaqësues të mediave!

Lënda: Njoftim për përzgjedhjen e tetë gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor.

Këshilli i Lartë Gjyqësor mbështetur në nenin 146 të Kodit Zgjedhor (i ndryshuar), si dhe në zbatim të Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 11700, datë 06.09.2020 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin”do të organizojë, ditën e martë, datë 8 shtator 2020, ora 17:00, pranë ambienteve të tij, në adresën Godina “Poli i Drejtësisë” (Rr. ‘Ana Komnena), hedhjen e shortit për përzgjedhjen e tetë gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor.

Shorti do jetë i hapur dhe në prani të publikut, përfaqësuesve të KQZ, partive politike, organizatave jofitimprurëse me veprimtari në fushën e zgjedhjeve dhe drejtësisë.

Sjellim në vëmendje, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19, Këshilli i Lartë Gjyqësor kërkon bashkëpunimin tuaj duke sjellë si të pranishëm  vetëm një përfaqësues gjatë hedhjes së shortit.