Në përditësimin e fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, thuhet se ditën e sotme 5 persona kanë humbur jeten dhe janë regjistruar mbi 100 raste të reja pozitive me koronavirus.
Gjatë 24 orëve të fundit, nga 464 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren kanë rezultuar 117 raste pozitive.
Numri total i rasteve pozitive është 14.027 raste nga 53.554 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 556 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 131 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.431 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.040.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 36 raste, komuna Gjilan 21 raste, komuna Prizren 12 raste, komuna Pejë 9 raste, komuna Viti 9 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste
dhe me nga një rast komunat Deçan, Ferizaj, Han i Elezit, Lipjan, Obiliq, Rahovec, Shtime dhe Skenderaj.
Ndërkohë kujtojmë që deri më tani në Kosovë 556 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 14.027.