Skip to content
Të Gjitha

Arrestohet 18-vjeçari në Patos që kundërshtoi Forcat Operacionale pasi i kërkuan dokumentet e makinës

· 2 min lexim

Policia e Fierit ka arrestuar ditën e sotme një 18 vjeçar pasi mbrëmjen e djeshme duke udhëtuar me mjetin e tij, është ndaluar nga Forcat Operacionale.

Në njoftimin e policisë thuhet se në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit” 18-vjeçari me iniciale K.M duke drejtuar automjetin tip “Lexus”, është ndaluar nga punonjësit e Forcës së Posaçme Operacionale dhe i ka kundërshtuar duke mos i dhënë dokumentacionin e mjetit të tij.

Ndërkohë gjatë kohës që 18-vjeçari është larguar me shpejtësi ka goditur 2 mjete tip “Benz” dhe “Ford” të parkuara në një lavazho.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

K. M., 18 vjeç, banues në Patos.

Në vëndin e quajtur “Kthesa e Patosit”, ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Lexus”, është ndaluar nga punonjësit e Forcës së Posaçme Operacionale dhe i ka kundërshtuar duke mos i dhënë dokumentacionin e mjetit të tij.

18-vjeçari është larguar me shpejtësi dhe ka goditur 2 mjete tip “Benz” dhe “Ford” të parkuara në një lavazho.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.