Skip to content
Të Gjitha

Gjendet i pajetë një 14-vjeçar në liqenin e Farkës, ja dyshimet e para

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në liqenin e Farkës në Tiranë.

Mësohet se rreth orës 06:35 është gjetur pa shenja jete një i mitur me iniciale A.R 14 vjeç, i cili dyshohet se është mbytur në liqen.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:


Më datë 05.09.2020, rreth orës 06:35, tek Liqeni i Farkës, është gjetur pa shenja jete shtetasi i mitur me iniciale A.R., 14 vjeç, i cili​ dyshohet se është mbytur në liqen.

Punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.