Skip to content
Rajoni

Haradinaj tërhiqet nga kërcënimet se do të largohet nga qeveria Hoti nëse nënshkruhet marrëveshja Kosovë-Serbi

· 1 min lexim

Ish-kryeministri i Kosovës, si dhe kreu i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), lajmëroi pak më parë se do të tërhiqej nga koalicioni me qeverinë Hoti.

Por pa kaluar disa minuta mediat vendase raportojnë se ish-kryeministri Haradinaj është tërhequr nga kërcënimet e tij për largimin nga qeveria.

Ndërkohë në Facebook Haradinaj shkruan se nuk e pranon marrëveshjen për të cilën janë dakorduar dje në Shtëpinë e Bardhë kryeministri Hoti me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç

Sipas Haradinajt, sot në Shtëpinë e Bardhë pritet të nënshkruhet një marrëveshje tripalëshe, që e përfshin edhe Ujmanin.

”Përkundër faktit që kam biseduar me kryeministrin Hoti për ta hequr këtë pikë, nuk kemi hasur në mirëkuptim nga ai dhe jemi të detyruar të mos e përkrahim këtë marrëveshje. AAK-ja nuk është e gatshme për bashkëpunim as në qeverisje e as në çfarëdo forme, sepse ne nuk do të ndihmojmë një marrëveshje, ku Serbia qoftë edhe indirekt bëhet palë në resurset e Kosovës.”- shkruan Haradinaj në Facebook.