Skip to content
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë: 150 qytetarë kanë fituar betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit

· 1 min lexim

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se gjatë 24 orëve të fundit,  njësoj si edhe ditën e djeshme, janë regjistruar 150 pacientë të shëruar nga Covid-19.

Me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare, ministrja ka dhënë lajmin e mirë për rikuperimin e pacientëve nga virusi Sars-Cov-2.

Kujtojmë se rekordi i shërimit të pacientëve nga Covid, mbetet ai i datës 1 shtator, ku u shëruan gjithsej 227 qytetarë të infektuar më parë me koronavirus.