Mëngjesi i sotëm ka nisur në mënyrë tragjike në Durrës dhe në Patos të Fierit, pasi dy të moshuar, respektivisht 75-vjeç dhe 64-vjeç, kanë vrarë veten.
Policia e Durrësit ka bërë me dije se një 75-vjeçar me inicialet V.N. është hedhur nga kati i 7-të i një pallati në lagjen numër 1, mëngjesin e sotëm, duke gjetur vdekjen në vend.
Ndërkohë po gjatë mëngjesit të sotëm, familjarët kanë gjetur të vetëvarur në një dhomë pranë banesës në Patos, 64-vjeçarin me inicialet Y.M.
Njoftimi i Policisë së Durrësit:
“Më datë 04.09.2020, rreth orës 08:00, në lagjen nr.1, Durrës, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 7-të i pallatit ku banon, shtetasi V.N., 75 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thotë policia.
Njoftimi i Policisë së Patosit:
Informacion paraprak
Gjatë mëngjesit të sotëm është gjetur nga familjarët i vetëvarur në një dhomë pranë banesës dhe ka ndërruar jetë shtetasi Y.M., 64 vjeç, banues në Patos.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.