Skip to content
Aktualitet

Ra nga skela në kantierin ku punonte, humb jetën 56-vjeçari në Tiranë

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, teksa një punëtor ndërtimi ka rënë nga lartësia dhe ka humbur jetën.

Mësohet se 56-vjeçari me inicialet I.B., i cili po punonte në një kantier ndërtimi, është rrëzuar nga skela dhe për pasojë ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:10 në rrugën “Kongresi i Manastirit” në kryeqytet.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.09.2020, rreth orës 16:10, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, duke punuar në një kantier ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia punëtori shtetasi I.B., 56 vjeç, dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.