Skip to content
Të Gjitha

Dy pacientë humbën jetën duke u vetëhedhur nga ballkoni i “Shefqet Ndroqit”, gazetari:”Një pacient i tretë tentoi të hidhet, por…”

· 2 min lexim

Spitali Covid 2 (Sanatoriumi) vijon të marrë jetë njerëzish pasi deri më tani dy pacientë të shtruar në këtë spital dhe të infektuar me koronavirus i kanë dhënë fund jetës duke u hedhur nga ballkonet e spitalit.

Rasti i parë ndodhi më 13 gusht, ku një 29-vjeçar u hodh nga kati i tretë i këtij spitali, në gjendje të rënduar psikologjike, ku për pasojë ndërroi jetë.

Viktima është Xhino Koça i cili ndodhej i shtruar në spital prej disa ditësh pasi kishte rezultuar pozitiv me Covid-19, ndërsa në rrethana tronditëse mëngjesin e 13 gushtit në orën 04:30 u hodh nga kati i tretë i spitalit.
Rasti i dytë ndodhi ditën e sotme rreth orës 20:00 ku një pacient 65-vjeçar me iniciale H.M  është hedhur nga kati i katërt i këtij spitali.Hedhja nga kati i katërt ka qenë fatale për 65-vjeçarin i cili ka ndërruar jetë në vend.

Ndërkohë nga informacionet paraprake bëhet e ditur se pacienti M.H 65 vjeç nga Kruja, kishte dy ditë i shtruar, dhe ishte në gjendje të rëndë por jo i intubuar, por në gjendje të rënduar psikologjike.

Por nuk mbyllet me kaq, mbrëmjen e sotme gazetari Erion Skëndaj tha për “News24” se edhe një tjetër pacient ka tentuar të hidhet nga lartësia e këtij spitali, por është ndaluar në kohë nga stafi mjekësor. Ndërkohë, mësohet se mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë pacienti 65-vjeçar H. M.

“65-vjecari ka shkuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është futur menjëherë në trajtim intensiv, ndonëse jo i intubuar. Ka pas dhe një tentativë tjetër, të një presoni që është ndaluar në kohë nga stafi mjekësor. Nëse nuk merren masa për një trajtim psikologjik të të sëmurëve mund të ketë edhe raste të tjera. Këta persona kanë nevojë për psikologë, për dikë që të dijë t’i qetësojë, t’iu japë shpresë se kjo sëmundje nuk është fatale.”