Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45 në fshatin Ploçë të Selenicës ku 73-vjeçari me iniciale XH.M., i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në derën e banesës së tij.
Ndërkohë nga këqyrja paraprake në trupin e pajetë nuk vërehen shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja.
Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Në orën 19:49, në fshatin Ploçë të Selenicës, dyshohet se është vetëvarur me litarë në derën e banesës së tij shtetasi Xh. M., 73 vjeç. Nga këqyrja paraprake në trupin e pajetë nuk vërehen shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.