Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka mbaruar pushimet dhe menjëherë i është rikthyer punës. Këtë pasdite kreu i këtij grupi, Rama i ka mbledhur anëtarët e Partisë Socialiste në një takim në Elbasan që nisi që në orën 16:00.
Kryeministri Edi Rama dhe në të njëjtën kohë kreu i kësaj partie ka mbledhur socialistët për të marrë detyrat dhe porositë për zgjedhjet e ardhshme në lidhje me organizimin, por edhe për të diskutuar për qëndrimin dhe strategjinë për shumë cështje të tjera në raport me opozitën dhe jo vetëm.
Sipas Dosja.al takimi i socialistëve po zhvillohet në “Fish City”, në një prej bizneseve më të kontestuara të zonës së Elbasanit dhe në fokus të takimit do të jetë gjithashtu edhe mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Socialistëve përgjatë shtatorit, ku edhe do të zgjidhet kryesia e re e partisë.
Gjatë mbledhjes Rama ka caktuar si drejtor politik në qarkun e Shkodrës, ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, qark i cili kishte mbetur pa drejtues që me largimin e Valdrin Pjetrit.
Në foto shihet që shumica e deputetëve të PS janë mbledhur grumbull, ca me maska e ca pa maska, duke harruar që jetojmë në kohë virusi dhe mbajtja e distancës fizike midis njëri tjetrit është e rëndësishme për parandalimin e përhapjes së virusit.