Janë zbardhur detaje të reja nga plagosja e mbrëmjes së djeshme në Zall-Herr, ku si pasojë mbetën të plagosur me armë zjarri dy persona.
Bëhet me dije se konflikti ka nisur ndërmjet punonjësit të repartit ushtarak të Zall-Herrit, Klodian Beshirit dhe Redi Myrtos. Dyshohet se shkak i konfliktit kanë qenë disa prona në zonën e Zall Herrit.
Në momentin kur Beshiri ka qenë duke udhëtuar me makinë së bashku me bashkëshorten e tij, dy të rinjtë Redi Myrto dhe Rexhep Qefalia i kanë dalë përpara dhe kanë nisur ta dhunojnë.
Në dëshminë e dhënë në polici, 34-vjeçari Beshiri ka deklaruar se i ka qëlluar dy të rinjtë për vetëmbrojtje, pasi ata i prenë rrugën.
Nga ana tjetër, një prej të plagosurve, Redi Myrto, i cili mori një plumb në kofshë, ka treguar se mesditën e së dielës, Beshiri ishte zënë me vëllain e tij, Danjel Myrton.
Klodian Beshiri më herët kishte ndjekur një kurs për të punuar pranë forcave të armatosura në Zall-Herr. Aktuialisht ai punonte si specialist shëndetësie pranë këtij reparti.