Skip to content
Të Gjitha

“Marrëveshja e detit”, Presidenti Meta i kërkon llogari Ramës për zgjerimin e Greqisë 12 milje në detin Jon

· 2 min lexim

Ditën e sotme presidenti Ilir Meta i ka dërguar një kërkesë zyrtare për informacion kryeministrit Edi Rama, në lidhje me marrëveshjen e detit.

Në letrën zyrtare drejtuar kryeministrit, Meta kërkon që Rama të japë shpjegime në lidhje me komunikimet që ka pasur me zyrtarët grekë pas deklaratës së kryeministrit  grek, Kyriakos Mitsotakis, se Greqia do të zgjerohet me 12 milje në Jon.

Gjithashtu Meta kërkon të dijë veprimet që planifikon të ndërmarrë qeveria shqiptare, për pasojat që mund të sjellë ky veprim i njëanshëm i shtetit grek.

Duke patur në konsideratë rëndësinë e jashtëzakonshme kombëtare, shtetërore, gjeostrategjike, ekonomike dhe jo vetëm, që ka kjo  çështje për Republikën e Shqipërisë, si dhe ndjeshmërinë e lartë të opinionit publik, kërkoj informacione të detajuara mbi:

Komunikimin që keni zhvilluar me Kryeministrin e Greqisë dhe/ose me zyrtarë të lartë të Greqisë mbi këtë ccështje; Qëndrimin zyrtar të qeverisë shqiptare ndaj një vendimi të tillë dhe pasojave, përfshirë ato ndërkombëtare që mund të rrjedhin prej tij; Veprimet që planifikohen në ndërmerren nga qeveria shqiptare ndaj pasojave që mund të vijnë prej një akti të tillë të njëanshëm të Greqisë”, shkruhet në letër.