Ditën e sotme mes 133 të infektuarve me Covid-19 në vend është edhe mjeku kirurg urolog në Spitalin e Elbasanit.
Sipas AbcNews kirurgu gjatë kohës që ka qenë i infektuar ka kryer rreth 10 ndërhyrje kirurgjikale, dhe ka kryer vizita të shumta tek pacientët. Gjithashtu në administratën e Drejtorisë së Qendrëd Spitalore është infektuar me koronavirus edhe punonjësja sociale e kësaj drejtorie.
Që nga fillimi i panndemisë e deri më tani në Elbasan kanë humbur jetën 16 persona, ndërsa janë shënuar 159 raste aktive.
Ndërkohë në dy spitalet COVID, gjatë 24 orëve të fundit nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 56 vjeçar nga Tirana, një 70 vjeçare nga Elbasani, një 77 vjeçar nga Durrësi, një 87 vjeçar nga Fieri.