Skip to content
Të Gjitha

Theu masën “Arrest shtëpie”, arrestohet një 41-vjeçar në Kuçovë

· 1 min lexim

Policia e Kuçovës ka arrestuar ditën e sotme një 41-vjeçar pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.

Mësohet se shtetasi me iniciale K.B 40-vjeç është kapur nga shërbimet e policisë, në rrugën automobilistike Kuçovë-Ura Vajgurore.

Njoftimi i policisë

“Theu masën e arrestit, bie në prangat e policisë.

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

K.B., 41 vjeç, banues në fshatin Rreth -Tapi, Kuçovë, pasi ky shtetas ka qenë me masën “Arrest shtëpie” dhe u kap nga shërbimet e policisë, në rrugën automobilistike Kuçovë-Ura Vajgurore.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, parashikuar nga neni 323  i  Kodit Penal”.