Një ngjarje e frikshme ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Greqi, ku një pacient shqiptar ka sulmuar në mënyrë makabre me thikë infermieren e cila po shkonte per ta ndihmuar.
Sipas medias greke “Protothema”, 59-vjeçari vetëm një javë më parë kishte bërë një operacion në pneumotoraks, ndërsa brenda dy ditëve pritej që të linte spitalin e Attikos.
Sipas dëshmitarëve në dhomën e spitalit, 59-vjeçari shqiptar thërriti mëngjesin e sotëm infermieren dhe sapo ajo hyri shqiptari e goditi me thikë. Pasi infermierja ra në tokë, shqiptari vijoi që ta godiste me grushta.
Dosja spitalore e shqiptarit nuk thoshte se ai kishte një sëmundje mendore. Pas aktit shqiptari u ngjit në katin e pestë të spitalit dhe u hodh, duke humbur jetën.
Infermierja është 32 vjeç, e martuar dhe nënë e dy fëmijëve. Ajo ka dëmtime në kokë, gjoks dhe shpinë dhe gjendja e saj është e rëndë, por pa rrezik për jetën.