Skip to content
Aktualitet

Situata drejt normalizimit në Kapshticë, kalojnë qytetarët e bllokuar prej ditësh

· 1 min lexim

Pas disa ditëve ku u shkaktuan radhë të gjata, dita e fundit e gushtit e kaq gjetur të qetë pikën kufitare të Kapshticës.

Të gjithë qytetarët që ndodheshin në pritje për të kaluar në territorin grek, kanë arritur që të kalojnë të gjithë, mëngjesin e sotëm.

Kuota prej 300 personash në ditë që duhet të kalojnë,  e vendosur nga pala greke, po shkon drejt plotësimit, ndërsa pritet që të kalojnë edhe 40-50 udhëtarë.

Ndërkohë ditën e djeshme në pikën kufitare të Kapshticës kanë hyrë 346 persona dhe kanë dalë 404 shtetas të tjerë, përfshirë shqiptarë dhe të huaj.

Kujtojmë se radhët në Kapshticë u krijuan pas plotësimit të kuotës prej 300 personash të vendosur nga pala greke, në kuadër të masave të reja për parandalimin e koronavirusit.