Mëngjesin e kësaj të diele sërish emigrantët shqiptarë kanë mbetur të bllokuar në doganën e Kapshticës.
Sipas njoftimit të Policisë Kufitare dhe Migracionit, si pasojë e fluksit, kuota pre 300 shtetasish në ditë që duhet t ëkalojnë, e vendosur nga pala greke, është plotësuar që në orët e para të mëngjesit.
Ndërkohë, qytetarë të tjerë vijojnë të qëndrojë të bllokuar në këtë pikë të kalimit ndërsa janë formuar radhë të gjata automjetesh dhe grumbullime qytetarësh.
Po ashtu, janë ngritur 2 postblloqe në aksin që të çon drejt pikës së kalimit kufitar.
Njoftimi i Policisë:
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë.
Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë:
Njoftojmë të gjithë qytetarët që janë të interesuar të kalojnë në drejtim të shtetit grek, se aktualisht kuota prej 300 shtetas është plotësuar dhe nga ana e policisë greke është pezulluar puna e nuk do të lejohet kalimi i personave të tjerë për ditën e sotme.
Policia Kufitare apelon për qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, që të mos vijojnë udhëtimin në drejtim të PKK Kapshticë për ditën e sotme.
Ju faleminderit për mirëkuptimin!