Mbrëmjen e kaluar një18 vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali.
Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Pasaro të Italisë, ku shqiptari Rusjon Kercuku, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor.
Mësohet se Këcuku punonte si kamarier në një hotel në Cattolica dhe në kohën që ndodhi aksidenti ai po kthehej nga puna dhe do të takonte disa miq të tij.
Sipas policisë, i riu 18-vjeçar kishte humbur kontrollin e motorit dhe u përplas me një shtyllë, ku si pasojë e plagëve në kokë dhe në gjoks ka humbur jetën menjëherë.
Ndërkohë Kercuku, kishte festuar 18-vjetorin e lindjes marsin e ketij viti dhe ishte student në Bramante dhe jetonte në Libertà në Vallefoglia.