Skip to content
Të Gjitha

Po kthehej në shtëpi: Ky është kambisti që ra pre e hajdutëve mbrëmjen e kaluar në Prrenjas(Emri)

· 2 min lexim

Mbrëmjen e kaluar rreth orës 21:00 në fshatin Katjel të Prrenjasit persona ende të paidetifikuar i vodhën me dhunë një sasi lekësh një kambisti në këtë qytet.

Mësohet se kambisti Bashkim Shegani po kthehej në shtëpi kur tre grabitësit me motorë i dolën para dhe pasi e dhunuan i morën 40 milionë lekë të vjetra.

Deri më tani policia ka shoqëruar 8 persona si të dyshuar në vjedhjen e kambistit.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën intesive për fiksimin e çdo prove të vlefshme që do çojë në  idetifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:00, në fshatin Katjel, Prrenjas,  persona ende të paidetifikuar dyshohet se i kanë vjedhur me dhunë një sasi lekësh shtetasit B.Sh., (kambist), banues në Prrenjas i cili ishte  duke u kthyer për në banesën e tij.

Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Nga veprimet e menjëherëshme janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Librazhd 8 persona  për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën intesive për fiksimin e çdo prove të vlefshme që do çojë në  idetifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë.

Ndërkohë vijon krehja e zonës dhe janë ngritur pika kontrolli në drejtim të Pogradecit dhe Librazhdit.