Skip to content
Të Gjitha

Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet një 35-vjeçar nga Laçi

· 1 min lexim

Policia e Durrësit ka arrestuar mëngjesin e sotëm një 35 vjeçar të akuzuar për dhunë në familje.

Në njoftimin e policisë thuhet se shtetasi me iniciale A.M 35 vjeç banues në Laç, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij shtetases Rr,I, si dhe ka thyer disa orendi të shtëpise.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet  në flagrancë një 35-vjeçar, për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Shkatërrim i pronës”

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin  e Policisë Plazh, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan  në flagrancë shtetasin:

A.M., 35 vjeç, banues në Laç, sepse ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij shtetases Rr,I., si dhe ka thyer disa orendi shtëpiake në banesën  e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.