Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Beratit.
Mësohet se rreth orës 16:40 në vendin e quajtur “Ura e Gjoricës” një 46-vjeçar është rrëzuar ndërsa priste një pemë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Viktima me iniciale Sh.M, banues në fshatin Kamçisht ishte punonjësi i Drejtorisë të Bujqësisë pranë Bashkisë Berat.
Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi I policisë
Berat
Informacion paraprak
Rreth orës 16:40 në vendin e quajtur “Ura e Goricës”, është rrëzuar nga lartësia, duke prerë një pemë, punonjësi i Drejtorisë të Bujqësisë pranë Bashkisë Berat, shtetasi Sh.M, 46 vjeç, banues në fshatin Kamçisht, Berat, i cili ndërroi jetë nga dëmtimet e mara.
Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale në vendngjarje.