Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve të Partisë Demokratike, i përbërë nga profesor Mark Marku, Genc Ruli, Besnik Mustafaj, ish-presidenti Bujar Nishani dhe pedagogen Enriketa Papa, ka bërë me dije se ka përfunduar fazën e parë të verifikimit të kandidatëve.
Nga 3648 kandidatë të propozuar nga anëtarët, në fazën e parë deri më tani kanë kaluar 946 kandidatë. Pas kalimit të kësaj faze, kandidatët duhet të plotësojë Formularin Vetëdeklarimit për figurën dhe integritetin.
“Procesi i përzgjedhjes në fazën e parë ka qenë kompleks dhe i vështirë, për shkak të numrit të lartë të kandidaturave cilësore të propozuara nga anëtarët e partisë. Për shkak të një numri limit kandidatësh për çdo degë në fazën e parë, nevojës për ruajtje ne kuotave të përfaqësimit gjinor apo të rinisë, sipas metodologjisë së miratuar paraprakisht nga Komisioni, kanë mbetur pa marrë njoftim në këtë fazë një numër kandidatësh që përmbushnin kriteret formale dhe gëzonin cilësitë e nevojshme formale për përfaqësim politik të Partisë Demokratike. “
Sipas vendimit të Kryesisë së Partisë Demokratike, lista e kandidatëve që i shtyhet aprovimi përbën një listë të certifikuar të burimeve njerëzore të Partisë Demokratike, që do të përdoret për përfaqësimin e Partisë në nivelet ekzekutive politike, në detyra shtetërore si funksionarë politik apo nëpunës shtetëror të nivelit drejtues, apo si përfaqësues në këshillat lokal.
Fazës së dytë të verifikimit, që lidhet me figurën dhe integritetin, do t’i nënshtrohen kandidatët që do të plotësojnë Formularin e Vetëdeklarimit, të ndarë në qarqe si më poshtë:
Qarku Kukës janë përzgjedhur në fazën e parë 24 kandidatë, nga të cilët janë6 gra dhe 4 të rinj nën moshën 35 vjeç.
Qarku Dibër, janë përzgjedhur në fazën e parë 26 kandidatë, nga të cilët janë8 gra dhe 6 të rinj nën moshën 35 vjeç.
Qarku Berat, janë përzgjedhur në fazën e parë 36 kandidatë, nga të cilët janë 10gra dhe 7 të rinj nën moshën 35 vjeç.
Qarku Gjirokastër, janë përzgjedhur në fazën e parë 37 kandidatë, nga të cilët janë 12 gra dhe 2 të rinj nën moshën 35 vjeç.
Qarku Lezhë, janë përzgjedhur në fazën e parë 56 kandidatë, nga të cilët janë 15 gra dhe 14 të rinj nën moshën 35 vjeç.
Qarku Korçë, janë përzgjedhur në fazën e parë 66 kandidatë, nga të cilët janë 17gra dhe 15 të rinj nën moshën 35 vjeç.
Qarku Shkodër, janë përzgjedhur në fazën e parë 67 kandidatë, nga të cilët janë 21 gra dhe 16 të rinj nën moshën 35 vjeç.
Qarku Vlorë, janë përzgjedhur në fazën e parë 79 kandidatë, nga të cilët janë 23gra dhe 18 të rinj nën moshën 35 vjeç.
Qarku Durrës, janë përzgjedhur në fazën e parë 94 kandidatë, nga të cilët janë 19 gra dhe 28 të rinj nën moshën 35 vjeç.
Qarku Fier, janë përzgjedhur në fazën e parë 101 kandidatë, nga të cilët janë 23 gra dhe 30 të rinj nën moshën 35 vjeç.
Qarku Elbasan, janë përzgjedhur në fazën e parë 112 kandidatë, nga të cilët janë 33 gra dhe 23 të rinj nën moshën 35 vjeç.
Qarku Tiranë, janë përzgjedhur në fazën e parë 248 kandidatë, nga të cilët janë 67gra dhe 55 të rinj nën moshën 35 vjeç.
Në përfundim të fazës së dytë, do të bëhet një reduktim i mëtejshëm i numrit të kandidatëve, drejt një numri limit kandidatësh të përcaktuar paraprakisht që do të dërgohen për konsultim tek antarësia e Partisë Demokratike.