Skip to content
Të Gjitha

Shpërthen granata në Gramsh! Humb jetën një fëmijë 6-vjeçar, plagoset një tjetër

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gramsh.

Mësohet se një fëmijë 6-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa ka mbetur i plagosur një 5-vjeçar teksa luanin me një granatë të vjetër e cila u ka shpërthyer në dorë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Siman ku dy fëmijët me iniciale  A.Ll., rreth 6 vjeç dhe A.L., rreth 5 vjeç , në  oborrin e banesës  së shtetasit R.LL, duke luajtur me një granatë  të vjetër,  ka shpërthyer dhe si pasojë janë plagosur të dy fëmijët e mitur.

Nga shpërthimi ka humbur jetën fëmija A.Ll., ndërsa A.L., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Gramsh/ Informacion paraprak

Në fshatin Siman, Gramsh, dy fëmijë, A.Ll., rreth 6 vjeç dhe A.L., rreth 5 vjeç , në  oborrin e banesës   së shtetasit R.LL, duke luajtur me një granatë  të vjetër,  ka shpërthyer dhe si pasojë janë plagosur të dy fëmijët e mitur.  Fëmija  A.Ll., ka ndërruar jetë rrugës për në Spital,  ndërsa shtetasi  A.L., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.