Skip to content
Të Gjitha

Babë e bijë futen për t’u larë në det, ndërron jetë 44-vjeçari në Durrës

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në plazhin e Rrushkullit, në Durrës.

Mësohet se rreth orës 18:00 dy persona baba dhe bijë me iniciale Dh.B 44-vjeç dhe  M.B 9-vjeçe janë futur për t’u larë në det, dhe për shkaqe ende të paidentifikuara ka ndërruar jetë shtetasi 44-vjeçar. Ndërkohë e mitura është dërguar në spitalin e Durrësit ku po merr trajtimin e mjekëve dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 26.08.2020, rreth orës 18:00, në Rrushkull, Durrës, shtetasi Dh.B., 44 vjeç dhe shtetësja e mitur M.B., 9 vjeçe, (baba dhe vajzë),  dyshohet se janë futur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Dh.B., ndërsa shtetësja M.B., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.