Skip to content
Të Gjitha

Gjendet i pajetë një 91-vjeçar në Vlorë! Ja dyshimet e para pas shenjave të dhunës në trup

· 2 min lexim

Në mesditën e sotme në qytetin e Vlorës është gjetur i pajetë një i moshuar në banesën e tij.

Mësohet se i moshuari është 91-vjeçari, Seri Petanaj, u gjet i vdekur në banesën e tij në lagjen “4 Heronjtë”.

AbcNews ka mësuar se 91-vjeçari Petanaj është goditur me mjet prerës, pasi ai jetonte i vetëm dhe kishte dëmtime në trup.

Në njoftimin e policisë thuhet se trupi i viktimës është transportuar për në morg për ekspertizë mjeko- ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe shkakun e dëmtimeve të konstatuara paraprakisht në trupin e viktimës.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Në mesditën e sotme, në lagjen “4 Heronjtë” Vlorë,  është gjetur i pajetë në banesën e tij shtetasi S. P., 91 vjeç,  i cili  jetonte vetëm në banesë.

Trupi i viktimës është transportuar për në morg për ekspertizë mjeko- ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe shkakun e dëmtimeve të konstatuara paraprakisht në trupin e viktimës.

Është ngritur një grup hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë  po vijojnë hetimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.