Skip to content
Të Gjitha

Kishte mbjellë bimë narkotike në oborrin e shtëpisë, arrestohet një 57-vjeçar në Fier

· 1 min lexim

Policia e Fierit ka vënë në pranga ditën e sotme një 57-vjeçar  pasi u zbulua se kishte mbjellë kanabis.

Në njoftimin e policisë thuhet se shtetasi me iniciale F. T. 57-vjeç   kishte mbjellë kanabis në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Zhupan.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi I policisë 

Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Vihet në pranga autori i dyshuar.

Shërbimet e Policisë Fier, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e atyre personave që tentojnë të kultivojnë bimë narkotike, gjatë kontrollit në fshatin Zhupan, Fier, në oborrin e banesës së shtetasit F. T., 57 vjeç, kanë kanë konstatuar të kultivuara bimë narkotike canabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë 57-vjeçarin, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.