Në njoftimin e përditshëm të situatës së pandemisë në vend, Ministria e Shëndetësisë raportoi për 178 raste të reja me Covid-19, rekordi më i ri që nga fillimi i pandemisë.
Për këtë MSH u ka kërkuar të gjithë qytetarëve që të respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së këtij infeksioni pasi përhapja e tij po vazhdon me ritme të larta. Në dy spitalet Covid janë duke marrë trajtim mjekësor 151 pacientë, ku 15 prej tyre janë në terapi intensive dhe 5 të intubuar.
Njoftimi i MSH
Nisur nga situata epidemiologjike e përhapjes së infeksionit SARS-COV2 në vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton qytetarëve të tregohen të kujdesshëm në respektimin e masave për parandalimin e ketij infeksioni, mbani detyrimisht maskë në ambiente të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet dot distanca, kujdesuni për higjenën personale, ruani distancimin fizik, shmangni grumbullimet dhe dezifektoni objeketet që prekni, vetëm në këtë mënyrë mund të frenoni përhapjen e COVID19 dhe të mbroni shëndetin tuaj.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 151 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 15 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 40 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Ndërsa vijojnë të trajtohen edhe pacientë të dyshuar për COVID19, sipas protokolleve përkatëse.
Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes apo për çdo informacion tjetër rreth Covid19.