Numri i të infektuarve në Itali ka pësuar sërish rritje në 24 orët e fundit.
Autoritetet e shëndetësisë raportuan 1071 raste të reja, 124 më shumë se dje, duke shkuar në 258.136 numri total i të të prekurve që nga fillimi i pandemisë.
Gjithashtu në 24 orët e fundit janë regjistruar 3 viktima të tjera, shifër kjo më e ulët se një ditë më parë ku u shënuan 9 viktima, duke e çuar kështu në 35.430 numrin total të viktimave për shkak të koronavirusit.
Vetëm në Rajonin e Lombardisë në 24 orët e fundit u raportuan 185 raste të reja me COVID-19 . Ndërkohë numri i të shëruarve ka arritur në 205.203, pasi në 24 orët e fudnit 243 persona fituan betejën me koronavirusin.