Skip to content
Të Gjitha

Hidhet nga kati i tretë i pallatit, dërgohet me urgjencë në spital një 18-vjeçare në Tiranë

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme Tiranë.

Mësohet se një 18-vjeçare me iniciale K.Q është hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte dhe ka tentuar t’i japë fund jetës.Ndërkohë 18-vjeçarja është dërguar menjëherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi I policisë 
Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.08.2020, rreth orës 13:15, në rrugën “Metush Luli”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3 i pallatit ku banon shtetësja K.Q., 18 vjeçe, e cila është dërguar menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.