Kreu OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus ditën e sotme duke folur për pandeminë e Covid-19, shpreson që kjo e fundit që të ndalet në më pak se dy vite dhe të marrë fund brenda kësaj periudhe.
Tedro bëri një krahasim me gripin spanjoll të 100 viteve më parë, i cili shkaktoi 50 milionë viktima si dhe infektoi 1/3 e botës, por që mbaroi në dy vite 1918- 1920 pas 4 valash.
Ndërkohë shefi i urgjencave të OBSH-së Michael Ryan thotë se u deshën tre valë që gripi spanjoll të infektonte shumicën e njerëzve.
Por Adhanom tha se tani jetojmë në një kohë tjetër, ku lëvizjet e shpeshta e përhapin më shumë COVID-19.Por në të njëjten kohë mjekësia me teknologjinë në ditët e sotme kanë përparuar dhe shansat për ta ndalur janë më të mëdha.
‘’Situata jonë tani me më shumë teknologji, natyrisht me më shumë lidhje, virusi ka një shans më të mirë për t’u përhapur, ai mund të lëvizë shpejt .Në të njëjtën kohë kemi teknologjinë dhe njohuritë për ta ndaluar atë.’’- tha Adhanom.