Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka njoftuar ditën e sotme se 15 persona kanë humbur jeten dhe janë regjistruar një numër rekord rastesh pozitive me koronavirus. Nga 461 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren kanë rezultuar 218 raste pozitive.
Numri total i rasteve pozitive është 9.492 raste nga 38.803 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 284 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 156 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.346 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.862.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 70 raste, komuna Podujevë 23, komuna Gjilan 16 raste, komuna Ferizaj 15 raste, komuna Fushë Kosovë 12 raste, komuna Pejë 12 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Suharekë 7 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Klinë, Kllokot dhe Vushtrri.
Ndërkohë dy vëllezër nga Peja kanë ndërruar jetë në të njëjtën ditë dhe lajmi është përhapur në mediat shqiptare pasi u raportua se ishin të infektuar me koronavirus.