Mesa duket vizita që ambasadorja Kim dhe ai Soreca bënë në selinë blu kanë berë që PD të tërhiqet nga reagimi i fortë se nuk do të njoh ndryshimet kushtetuese.
Me anë të sekretarit të Përgjithshëm saj Gazment Bardhi, PD ka deklaruar se ditën e nesërme opozita e bashkuar do të dalë me një qëndrim zyrtar për vijimin e punës në Këshillin Politik për hapjen e listave 100 %.
Më tej Bardhi thotë se 5 qershori nuk preket pasi në të ka dy nene që përcaktojnë koalicionet parazgjedhore me listë të veçantë të partive dhe formulën e ndarjes së mandateve.
“Nenet e 5 Qershorit për koalicionet parazgjedhore të paprekshme. Nesër qendrimi i opozitës për Këshillin Politik dhe hapjen 100% të listave
Këto janë nenet e miratuara të Marrëveshjes së 5 Qershorit, që rregullojnë formulën e koalicioneve parazgjedhore me listë të veçantë të partive dhe formulën e ndarjes së mandateve. Këto nuk rihapen dhe janë të paprekshme!
Nesër qëndrimi zyrtar i PD dhe Opozitës së Bashkuar për vijimin e punës në Këshillin Politik për hapjen 100 % të listave të kandidatëve”, shkruan Bardhi.
Këto janë nenet e miratuara të Marrëveshjes së 5 Qershorit, që rregullojnë formulën e koalicioneve parazgjedhore me listë të veçantë të partive dhe formulën e ndarjes së mandateve. Këto nuk rihapen dhe janë të paprekshme! pic.twitter.com/qwmO7qJbaM
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) July 30, 2020