Që prej shkarkimit nga stoli i Mançester Junajtid muajin e shkuar. 55-vjeçari Zhose Murinjo, është përfolur për të marrë stolin e Realit dhe Benfikës, por ai e ka përjashtuar një rikthim në Portugali.
Tashmë ai do të jetë një analist i “BeIN SPORT” për ndeshjen e Arsenalit me Çelsin fundjavën e ardhshme.
Por, derisa kjo të ndodhë, Murinjon do ta shohim përpara mikrofonave në rolin e analistit.
“BeIN SPORTS” njoftoi se ai do të ofrojë gjykimin e tij në studio për sfidën e Premier Ligës mes Arsenalit dhe Çelsit më 19 janar.
Dy ditë më herët, ai do të komentojë edhe sfidën e Kupës së Azisë, mes Katarit dhe Arabisë Saudite.