Gent Cakaj, është ‘molla’ e re e sherrit në klasën politike shqiptare. Kreu i shtetit, Ilir Meta, vijon të mbetet besnik mendimit të tij për të mosdekretuar Cakajn si ministër të ri të Jashtëm.
Kjo ka sjellë një përplasje të ashpër mes presidentit Meta dhe kryeministrit Rama.
Një ditë më parë, Rama përmes emisionit ‘Zonë e Lirë’ u shpreh se politika po përdor Cakajn si një top mishi për sulmet e tyre kundër qeverisë.
Sot, numri një i shtetit, Meta, i është përgjigjur ish-aleatit të tij, duke thënë se Ministria e Jashtme nuk është autoshkollë ku ustai i madh mëson ‘gjeniun’ e vogël për ndryshim kufijsh.
Madje Meta, shton se PS ka kapacitete të tjera të larta që janë të përgatitur në fushën e politikës së jashtme, që mund të shërbejnë shumë mirë në pozicionin e ministrit të Jashtëm.
Postimi i plotë i Metës: